Flet nëna e 34-vjeçarit që kontrollonte bashkëshorten me kamea: Nuk e ka dhunuar! Nusja mori rrugën e gabuar, e kam parë duke bërë video në…
Ajo ka mohuar akuzat ndaj djalit për dhunë, ndërsa shtoi se kamerat i kishte vendosur pasi ishte xheloz.

Nëna e 34-vjeçarit tha se nusja kishte marrë rrugën e gabuar, duke krijuar lidhje të tjera, ndërsa tha se e kishte parë dhe duke bërë video te krevati.
Sipas saj, djali e kishte falur për tre gabime që kishte bërë, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.
“Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi. I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar.
Djali u kthye, i thash mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, i kam mbuluar dhe nuk u kam thënë as kësaj dhe as djalit. E kam parë duke bërë dhe video në krevat… telefonin nuk e hiqte nga telefoni. Dashnor pas dashnori… ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz”, ka deklaruar jo.
I riu kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania e prej atëherë ai kishte vënë kamera në ambientet e banesës në Kodër Institut. Në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.
Mësohet se pasi u kthye nga jashtë, ai ngeli papunë dhe kjo gjë e shtyu të pengonte dhe bashkëshorten të punonte. Ajo ka deklaruar para bluve se nuk ka shkuar 2 javë në punë prej xhelozisë, por është rikthyer.
Kur u pyet pse e monitoronte gruan, Mandri është shprehur “kështu ma dha truri”. Ndërkohë bashkëshortja deklaron para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania ai ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.
Denoncimin në polici e ka kryer bashkëshortja, e cila ka kërkuar ndihmë dhe agjentët e Komisariatit nr. 3 kanë gjetur shtëpinë të monitoruar me kamera. Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34 vjeçari i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas. Edhe vëllai i tij rezulton i dënuar për dhunë në familje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



