Flet nëna e Siborês së murosur në Spanjë: Për 9 vite prita që vajza të kthehej e të më thoshte jam mirë
Sibora Gegani, 22-vjeçarja shqiptare u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, ndërsa trupi i saj u gjet para disa javësh.

Nëna e Siborës në një intervistë për ‘La Repubblica’ shprehet se kërkon të dijë se kush e ndihmoi vrasësin.
“Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë! “– thotë Beta Shahini.
Megjithëse shanset ishin të pakta, nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej e të thoshte jam mirë.

‘Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës!’– shprehet ajo.

Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



