Flor Binaj i kthehet keq Ramës: Nuk jemi dele
Aktori Florjan Binaj ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, që dita e dielë do të jetë nga muaji mars pa makina.
Përmes një postimi në Instastory, Binaj thotë se nuk do ti bindet udhrit të këtij njeriu që shkel të drejtat e tij.
Ai ka theksuar se qytetarët e këtij vendu nuk janë dele.
“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele”, shkruan aktori.
Kujtojmë që Rama u shpreh se fundjava pa makina mund të kthehet në një normë, që pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.
“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të djela për t’u rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit tonë”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




