Fondacioni “GOLDEN EAGLE” dhuron 10.000 euro për familjen e Eglit
Fondacioni “Golden Eagle” ka dhuruar 10 mijë euro për familjen e Egli Progës, 42-vjeçarit nga Pogradeci që humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe, i cili tashmë është në pranga. Fondacioni është solidarizuar duke ndihmuar dy fëmijët dhe bashkëshorten e viktimës.
Pronari i Golden Eagle, Shaqir Palushi, është i njohur për humanitetin.
Ndërkohë, ngjarja ka nxitur debate për raportimin e policisë dhe ndryshimin e akuzës nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia,” duke lehtësuar pozitën e autorit. Familja e viktimës ka kërkuar drejtësi dhe transparencë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



