E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Forca Lul, “ndahu” nga Edi Rama…, shpëto
Publik News

Forca Lul, “ndahu” nga Edi Rama…, shpëto

Që Lulzim Basha të “ndahet” nga Edi Rama…
Fjalia e pisët e thënë nga kryetari i Partisë së Demokrateve se kushdo që kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor është zgjatim i alibive të Ramës, ka zhgenjyer jo krejt jashtë pritshmerive. Zerat e arsyeshem të PD-së sot më shumë se kurrë duhet ti trokasin në derë kryetarit të tyre e ti thonë qe e kunderta eshte e vertete. Edi Rama eshte i sprovur si nje njeri-politik qe sistemit aktual zgjedhore ia ka gjetur klecken. E para per te ruajtur sistemin personal ne parti e mandej edhe ate ne qeveri. Jo nje, por dy here me rradhe.

Nisur nga ky konkluzion i fundit le te bejme nje analize te thjeshte. Perseritja e te njejtit eksperiment disa here duke pritur rezultate te ndryshme eshte cmenduri do te thoshte Ajnshtajni. Eshte e sigurte se per Edi Ramen edhe sikur modelin e zgjedhjes se Papes te vendosesh, ai po njesoj kardinalet e krimit do te garoje. Pyetja eshte se cfare kerkon te beje Lulzim Basha? Ai dhe partia e tij kane treguar se ne sistemin aktual nuk kane kellqe te parandalojne shit-blerjen e votes apo akoma me keq, perdorimin e krimit per te marre pushtetin. Lulzim Basha duhet te vendose nese ne zgjedhjet e ardheshme kurdo qofshin ato, do te garoje per tu mandatuar si kryeminister apo per tu rimandatuar si kryetar partie. Sistemi aktual ia garanton kete te fundit, ndryshimi i sistemit i rrit shume me shume se shume mundesine qe ai t’ia marre postin Edi Rames.

Ate si kryeminister e kam fjalen! Sistemi zgjedhor me lista te hapura eshte e vetmja mundesi qe energjite letargjike 7 vjecare te PD-se te zgjohen. Vetem nje sistem i tille e detyron cdo kandidat demokrat te luftoje per cdo vote, dhe cdo vote e mbledhur eshte po aq vlefshme per kandidatin demokrat sa per Lulzim Bashen. Sepse vetem me nje sistem te tille nuk do te kishim 1 fryme, por plot 140 fryme te karikura ne fushate. Jo fryme te vdekura sic kemi pare ne 2013-en e mandej ne 2017-en. Sot PD ka shume burime njerezore te cilat ne kushtet aktuale nuk po aktivizohen sepse modeli aktual zgjedhor, u imponon atyre te hapin gojen vetem sipas urdherit politik e jo sipas kapacitetit per shkak se fati i tyre varet projektimi i pozites se tyre ne listen e neserme.

Situata eshte banale, modeli i deritanishem ka deshtuar. Ai pak nga pak po e mbyt edhe te ate fije shprese qe per inerci i ka mbetur arsyes. Riaktivizimi i elitave per ti dhene nje goditje establishmentit eshte nje detyrim qe Lulzim Basha ua ka shqiptareve. Riperdorimi i modelit te sotem e vret njehere e pergjithmone edhe kete shprese. Lulzim Basha e ka mundesine per ta vene ne jete kete. Ai dje tregoi se nuk e ka kete predispozite, por eshte ende ne kohe. Eshte koha qe Basha te heqe dore nga ata qe e fryjne me rezultate sondazhesh iditote se opozita aktuale e bashkuar i fiton zgjedhjet me kete model. Kushdo qe ia ka mbushur mendjen ne kete drejtim, e sigurte qe ai po i sherben Edi Rames.
p.s…Forca Lul, “ndahu” nga Edi Rama…, shpeto

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.