FOTO/ Aksident i rëndë në Durrës: Babë e bijë plagosën nga përplasja
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, pasi një motorist dhe bija e tij janë plagosur rëndë nga një aksident rrugor.
Burrë në moshën e rreth 50-vjeçarit udhëtonte me motorin bashkë me të bijën e tij kur një makine, e drejtuar nga një 18-vjeçar dhe një mik i tij, u futën në një parakalim të gabuar dhe u përplasën me motorin e tyre.
Drejtuesi i motorit, në moshën 50-vjeçare, ka pësuar plagë të rënda në këmbë, duke përfunduar me të dyja të thyera dhe prerje të thella në bark. Gjendja e tij është kritike për jetën. Ndërkohë, bija e tij, një 15-vjeçare, ka pësuar thyerje në të dyja këmbët.
Një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si ndodhi aksidenti dhe për pasojat e tmerrshme që kanë lënë në këtë familje. Ai ka thënë: “Duhet të interesohet dikush në spital sepse vajzës i janë thyer këmbët, ndërsa babait, përveç thyerjes së këmbëve, i janë bërë prerje në bark. Policia rrugore duhet të merret urgjentisht me këtë rast, sepse aksidentet e ngjashëm ndodhin çdo ditë, dhe masat duhet të ndërmerren për të parandaluar tragjedi të tjera.”
Autoritetet vendore dhe policia rrugore duhet të hetojnë dhe të marrin masa urgjente për sigurinë rrugore në këtë qytet për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



