E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Albin Kurti i shkon në zyrë Lulzim Bashës
Politikë

FOTO/ Albin Kurti i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në Tiranë Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cilin e vlerësoi për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Gjatë takimit Basha dhe Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

Kreu i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standardeve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Image

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.