E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Balotelli tallet keq me Muller
Sport

FOTO/ Balotelli tallet keq me Muller

Thomas Müller përfundoi në qendër të vëmendjes këtë javë, por për arsyen e gabuar, sepse sulmuesi nuk shënon më si në kulmin e karrierës së vet, ndërsa në ndeshjen kundër Ajax-it kreu një faull skandaloz ndaj Maximilian Wöber, duke dalë me karton të kuq dhe duke rrezikuar dy ndeshje pezullim.

Gjesti i tij bëri xhiron e botës dhe tashmë Mario Balotelli përfiton, duke u tallur me sulmuesin bavarez, me një postim në Instagram.

Heroi i Italisë në Euro 2012 postoi foton e festimit të famshëm pas golit ndaj Gjermanisë, ndërsa Thomas Müller tenton ta shkelmojë si bëri në Holandë, por më pas bie në tokë, duke mbajtur këmbën mes dhimbjesh.

“Thomas Müller është lojtar i madh. Respekt! Thjesht po bëj shaka. Nigel de Jong, e ke parasysh”, komenton sulmuesi italian në Instagram, ku është shumë aktiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.