FOTO/ Carolina i thotë ‘PO’, Kaka martohet për herë të dytë
Carolina Dias, e dashura e Rikardo Kaka, ka pranuar të bëhet gruaja e tij dhe lajmin e bukur e kanë bërë publik në Instagram.
Kjo është martesa e dytë për brazilianin, që duket se ka një fiksim me emrin Carolina, pasi edhe gruaja e parë, mamaja e fëmijëve të tij, quhej Caroline Celico.
Lajmi është shoqëruar me një fotografi të bukur, teksa e gjithë vëmendja është fokusuar te dora Carolinas që ka shkruar “I thashë po”.

Fotoja është pëlqyer shumë dhe çifti kanë marrë mijëra komente dhe urime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



