E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Dako  i lë stafetën Valbona Sakos, betohet kryebashkiakja e re e Durrësit
Politikë

FOTO/ Dako i lë stafetën Valbona Sakos, betohet kryebashkiakja e re e Durrësit

Në praninë e paraardhësit të saj, Vangjush Dako, i cili është shfaqur i qeshur këtë të premte në zyrat ku nuk do punojë më, Valbona Sako, kryebashkiakja e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ka bërë betimin në Këshillin Bashkiak të qytetit në mandatin e saj të parë në drejtimin e Bashkisë së Durrësit.

Betimi i kryebashkiakes Sako ka qenë në rendin e ditës në kostituimin dhe mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të qytetit.

Sakaq, dy ditë pasi Departmenti Amerikan i Shtetit bëri publik vendimin për ndalimin e hyrjes së Dakos dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak te përfshirjes në korrupsion gjatë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar bashkie, Dako sot ka shmangur çdo koment të mundshëm në lidhje me këtë vendim.

Në mbledhjen e sotme u krye kostituimi i këshillit të ri bashkiak si dhe u procedua me zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak, Ani Dyrmishi.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryebashkiaku për tre mandate radhazi i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, prefekti Roland Nasto, deputetët socialistë të Durrësit, etj. kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako pasi ka bërë betimin në fjalën e saj përshëndetëse ka falënderuar ish-kryebashkiakun Dako për punën e tij për zhvillimin e qytetit dhe deklaroi se do të bëjë më të mirën për qytetin që ajo tashmë do të drejtojë.

Fjala e Sakos: Tashmë emocioni nuk është vetëm për mua, por për skuadrën tonë, që do të drejtojmë qytetin tonë të mirë, Durrësin. Realisht shoh që pjesa më e madhe janë të rinj, energjitë e të cilëve do të bëjnë ndryshimin. Para së gjithash dua të falënderoj paraardhësin tim, paraardhës i denjë, dhe sinqerisht ndjehem sa e emocionuar por edhe e vlerësuar që këtë detyrë e marr nga kryetari paraardhës, z. Vangjush Dako. Ndaj kërkoj një duartrokitje për të. Ta respektojmë siç i ka hije, një kryetar që punoi për 12 vjet për qytetin tonë.

9e313159-00f2-4d19-9db0-aa1bb8f26889

Koha shënon sfida të reja dhe ne do t’i përgjigjemi këtyre sfidave, si vazhdim i zhvillimit të qytetit tonë të bukur, dhe pse jo mos ta bëjmë atë një qytet që të konkurrojë denjësisht qytetet turistike që kemi në rajon. Të gjithë bashkë do ta bëjmë me ide, me disponibilitet por edhe me dëshirën e mirë për të qenë aktiv në vendimet që do marrim.

Ndaj dëshiroj dhe uroj sot që të jemi sa më të dobishëm për qytetin tonë. Shumë faleminderit që jeni pjesë e imja, pjesë e qytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.