E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Donald Trump u shpall fajtor se pagoi aktoren e filmave p*rnografikë për të heshtur, reagon Ivanka Trump dhe publikon foton: Të dua babi
Lajme

FOTO/ Donald Trump u shpall fajtor se pagoi aktoren e filmave p*rnografikë për të heshtur, reagon Ivanka Trump dhe publikon foton: Të dua babi

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, ka reaguar pas gjyqit ku ish-presidenti amerikan u shpall fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

102749816-ivanka-donald-trump-780x439

Përmes një postimi në instagram, Ivanka Trmp publikoi një fotografi nga fëmijëria e saj ku pa pozuar së bashku me të atin dhe shkruan: “Të dua babi”.

Ivanka Trump

Mesazhi i shkurtër ishte komenti i parë publik që Ivanka ka bërë pasi babai i saj u bë ish-presidenti i parë i SHBA-së që u dënua penalisht.

Lidhur me këtë ngjarje kujtojmë se Trump u shpall fajtor për të gjitha akuzat nga një juri në Manhattan. Ai akuzohej për falsifikimin e të dhënave për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores e filmave pornografikë Stormy Daniels, ku kjo e fundit kishte rënë dakort të mbante të fshehtë lidhjen e tyre që dyshohet të kenë pasur përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.

Donald Trump

Juria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të dalë me vendim, e shpalli zotin Trump fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Ndërsa lexohej vendimi, ai qëndronte me një vështrim të ngrirë , ndërsa nga jashtë sallës së gjyqit dëgjoheshin brohorima nga njerëzit mbledhur si kundërshtarë edhe përkrahës të tij.

“Ky ishte një gjyq i manipuluar”, tha zoti Trump pasi doli nga salla e gjyqit. “Vendimi i vërtetë do të jepet më 5 nëntor nga populli. Ai e di se çfarë ka ndodhur dhe të gjithë e dinë çfarë ndodhi këtu”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.