FOTO/ I moshuari humb kontrollin e mjetit, përfundon mbi varre
Një aksident i pazakontë është shënuar të premten e 29 Shtatorit ndërsa një i moshuar ka përfunduar në zonën e varrezave duke u përplasur kështu me një varr.

Aksidenti ka ndodhur pranë varrezave publike në qytetin e Fierit, një automjet tip “ Volkswagen” i drejtuar nga një i moshuar është përplasur me varret pasi ka humbur kontrollin e automjetit.
Sipas të dhënave, nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur menjëhere Policia, e cili ka shoqëruar, të moshuarin në fjalë, drejt Komisariatit, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj përplasjeje me dëme materiale
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



