FOTO/ Kadare në shkrimet për Enver Hoxhën e solli Haxhi Qamilin si ‘Rilindas’
Analisti Ilir Demaliaj ka publikuar në rrjetet sociale dokumente të tjera në lidhje me disidencën e rreme të Ismail Kadaresë.
Demaliaj shkruan në faqen e tij në Facebook se në një shkrim të vitit 1988, Ismail Kadare e sjell Haxhi Qamilin si Rilindas.
Kjo nisur nga ana që shkrimtari i bën një shkrimi të Ramiz Alisë.
Postimi i plotë në Facebook i Ilir Demaliajt:
Pjesa tretë
Vazhdim i kontributit modest të ‘disidencës’ së Kadarësë në pritje të Speciales II të dielën në Top Channel, ‘Djajtë e kuq të Kadaresë’.
Ne këtë shkrim në shtator 1988, për librin e Ramiz Alisë ‘Enveri ynë’ tre vjet pas vdekjes së diktatorit, I. K., jo vetëm nuk ka dyshim se historia e Shqipërisë do të jetë e lidhur përjetësisht me emrin e Enver Hoxhës, por na sjell dhe Haxhi Qamilin si rilindas.
ZP shtator 1988
Libri ‘ Enveri ynë’ është një libër i veçantë për lexuesin shqiptar. Ai është një libër i një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Enver Hoxhës në gjallje të tij, dhe i udhëheqësit të Shqipërisë në këto tre vjet e gjysmë pas vdekjes tij.
Por ky libër është më shumë se kaq. Ai është libër i një shoku, i një bashkëbiseduesi. Prandaj në faqet e tij gërshetohet pena e burrit të shtetit me atë të njeriut. Ne faqet e tij, analizat analizat e thella politike e ngjarjet dramatike të historisë gërshetohen me pjesën lirike dialogë të drejtpërdrejtë me lexuesin, pjesë ditari, kujtime intime prekëse te gëzueshme ose të dhimbshme.
Ne faqet e tij, krahas militantizmit të udhëheqësit komunist, ndihet një frymë humanizmi dhe mirësie. Kjo është një cilësi e çmueshme për çdo autor, por kur autori është udhëheqës i një vendi ajo amplifikohet e merr dimensione të veçanta.
Cilësi të tilla, që janë në themel të konceptit social-filozofik që njeriu shqiptar ka pasur historikisht për prijësit e tribunët e vet, qofshin këta të njësive të vogla e krahinore, qofshin kombëtare, janë në fund të fundit një dëshmi tjetër për kulturën e popullit shqiptar.
Shoku Ramiz i kujton me këtë rast lexuesit punimet e mirëfillta shkencore, që Enver Hoxha, me gjithë punët e shumta të drejtimit të Partisë e Shtetit, gjente kohë t’i shkruante, siç janë ‘Kryengritja e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme e udhëhequr nga Haxhi Qamili’. ‘Pak histori’, ‘Për rilindasit’ etj. Po kështu përmendet pasioni i tij i veçantë për shkencat albanologjike dhe arkeologjike, në funksion të autoktonitetit, të popullit shqiptar, si një ndër më të lashtët e Gadishullit Ballkanik.
Gjatë gjithë librit dhe jo vetëm në kapitullin që i kushtohet kulturës, është i pranishëm ai vizion global për historinë e kulturës i Enver Hoxhës, ashtu siç gjendet në veprën e tij.
Në këtë mënyrë, ky libër, duke shtjelluar personazhin qendror të një epoke historike që është në vazhdim, e ka në mënyrë të natyrshme gjithë kohën që jetojmë. Por po aq fuqishëm ai ka dimensionin e së ardhmes, madje, kjo është një nga cilësitë e para të tij.
Qysh në frazat e para të librit autori pohon se nuk ka qenë e lehtë për të shtjellimi i figurës së Enver Hoxhës dhe kjo është e kuptueshme nga që shtjellimi i kësaj figure të gjerë dhe të thellë është praktikisht shtjellimi i gjithë historisë së Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




