E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kapet shoferi që aksidentoi për vdekje një qytetar në Kavajë
Lajme

FOTO/ Kapet shoferi që aksidentoi për vdekje një qytetar në Kavajë

Është gjetur dhe arrestuar shoferi që aksidenti pak ditë më parë një të ri në Kavajë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se është arrestuar 46-vjeçari me inicialet A. Xh., nga Kavaja i cili kishte ndërruar edhe fenerin e makinës.

Në datën 12 shkurt në Kavajë, pranë prokurorisë mbeti i vdekur 27-vjeçari Çaush Ballabani, i cili po ecte me biçikletë kur është përplasur.

Image

Njoftimi i Policisë së Kavjës:

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç. B., të ndodhur më 12 shkurt 2019 në qendër të qytetit të Kavajës.

Shërbimet e Policisë Kavajë pas një pune të mirëorganizuar hetimore bënë arrestimin e shtetasit: A. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas dyshohet se më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin Ç. B., 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largim nga vendi i aksidentit’, parashikuar nga nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.