FOTO/Kjo është edukatorja që i theu këmbën 3-vjeçares

Majlinda Dehima është edukatorja e kopshtit “Stinët” në kryeqytet e cila dhunoi barbarisht një 3-vjeçare duke i thyer këmbën.
Në videon e bërë publike në rrjet, edukatorja e trajtonte të miturën në mënyrë çnjerëzore teksa me këmbë të thyer e qëllonte të voglën me vizore në shpinë.
Ajo detyrohej të mbante lotët nga frika se mos edukatorja e dhunonte sërish, duke duruar kështu dhimbjet e forta.
Ironik është cilësimi që i bën llogaria personale këtij kopshti në rrjetet sociale. “Staf i kualifikuar” ku përfshihet padyshim edukatorja dhunuese të cilët prindërit i besonin fëmijët para se të shkonin në punë…
Sot është planifikuar një protestë para kopshtit “Stinët” në rrugën Ali Demi ku synohet mbyllja e këtij institucioni ku keqtrajtohen të vegjëlit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



