FOTO/ Kongresi i SHBA bllokon emërimin e ambasadorit të ri në Tiranë
Kongresi amerikan bllokon kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.
Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer Trump. Tashmë Presidenti amerikan, mund të zgjedhë të rinominojë Kavalec, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë. Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik 2018. Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



