FOTO/ Mbappe duartrokitet në Francë, tani e presin në Madrid: Mirupafshim!
Kishte pak dyshime në lidhje me të ardhmen e tij, por tashmë është zyrtare: Kylian Mbappe do të largohet në fund të këtij sezoni nga PSG, një vendim i bërë publik nga vet ylli francez me anë të një video mesazhi:
“Gjithnjë kam thënë se do të flas me ju kur të vinte momenti. Ka ardhur koha t’iu them se ky është viti im i fundit me PSG. Nuk do të rinovoj kontratën time, aventura ime këtu do të përfundojë pas disa javësh. Këtë të diel do të luaj ndeshjen time të fundit në ‘Parkun e Princave’. Është e vështirë, nuk e kisha imagjinuar se do të ishte kaq e vështirë të largohesha nga vendi im, nga Lige 1, por pas 7 vitesh këtu kam nevojë për një sfidë të re. Jam përpjekur gjithnjë të jap më të mirën time, ju jam mirënjohës për të gjithë jetën për emocionet që kam përjetuar. Tani duhet të ngremë trofeun e fundit”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



