FOTO/ Meta me rroba banje mes vëzhguesve të huaj hollandezit Zhao dhe gjermanes Katerine
Presidenti Ilir Meta ka ndare me ndjekesit e tij nje moment nga koha qe po kalon sot buze detit, ne Lalz, duke pozuar me rroba banje, edhe pse pranon se shume komentues do ta kritikojne pse sot nuk eshte ne zyre, si dite e hene qe eshte.
Presidenti eshte fotografuar mes dy vezhguesve nderkombetare, qe kane dashur te kene nje foto se bashku me te.p
Teksa sqaron kete moment, Meta nuk kursen edhe batuten thumbuese, duke thene se ka humbur shume dite pushime duke pritur dialogun e reflektimin.
Postimi i Metes
Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda🇳🇱 dhe Katerinën nga Gjermania🇩🇪.
Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.
Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




