FOTO/ Notat e Messit dhe Suarez në ndeshjen e ‘çmendur’ Villareal-Barcelona
Një sfidë spektakolare u zhvillua mbrëmjen e djeshme në “Estadio de la Ceramica”, ku Villareali vendas mori një barazim 4-4 ndaj kryesuesve të kampionatit, Barcelonës.
Katalanët e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe shënuan dy gola të shpejtë me Coutinho dhe Malcom, në minutat 12′ dhe 16′, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë për të besuarit e Valverdes.
Megjithatë “nëndetësja e verdhë” rihapi takimin me golin e Chukwueze në minutën e 23-të, ndërsa surpriza e vërtetë erdhi në fillim të pjesës së dytë, kur Ekambi dhe Iborra shënuan dy herë të tjera në portën e ter Stegen.
10 minuta nga fundi, ishte sulmuesi kolumbian Carlos Bacca që shënoi golin e katërt për Villarealin, që u duk se do të merrte fitoren ndaj Barçës, por nuk ishin dakord Messi dhe Suarez.
“Pleshti” argjentinas shënoi në minutën e 90′ golin që rihapi takimin, ndërsa në të 93-tën ishte radha e uruguaianit, që të shënonte edhe golin e barazimit në këtë transfertë.
Suarez u vlerësua me notën më të lartë, 8.8 , ndërsa i ardhur nga stoli, Messi mori 7.5.
Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve të sfidës së “çmendur” mes Villarealit dhe Barcelonës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



