FOTO/ Operohet nga kanceri i gjirit, gruaja e Bashar al Assad, propagandë me pamjen e sëmurë
Bashkëshortja e presidentit sirian Asma al Assad është operuar të dielën nga kancerit i gjirit, kohë pasi u diagnostikua me tumor malinj dhe u kurua me kimioterapi.
Presidenca e Sirisë njoftoi se zonja e parë kreu një operacion të suksesshëm në spitalin ushtarak të kryeqytetit dhe se po lufton një tumor malinj me “forcë, kurajo dhe besim”. Specifikat e operacionit të saj nuk dihen. Diagnoza e saj u njoftua verën e kaluar, në një njoftim të rrallë publik në lidhje me shëndetin e familjes së presidentit.
Pavarësisht kësaj, me pamjen e re, flokët e rënë të mbledhur me shami, Asma al Assad është duke e përduar imazhin e saj të ri për forcuar pozitat e bashkëshortit. Ajo po prezantohet nga mediat proqeveritare si nëna e kombit.
Fotot e saj duke punuar dhe vazhduar jetën politike ndërkohë që dukshëm shfaqet e sëmurë, shoqërohen me vlerësime maksimale.
Në një foto e fundit e saj, ajo shihet duke duke dalë nga shtëpia e një ushtari sirian invalid lufte dhe mediat proqeveritare e ngrenë lart këtë sjellje dhe tentojnë të luajnë me ndjeshmërinë: “Ajo i ka humbur flokët e saj të bukur biondë….”shkruajnë ato.
Po ashtu, Asma dhe bashkëshorti i saj Bashar shfaqen duke vizituar një kishë në Siri.
“E dashura, më e ëmbla dhe më afër zemrave tona”, shkruhet në një tjetër foto të bashkëshortes së diktatorit
Asma al Assad, 43 vjeçe, është nga Siria qendrore, por ajo ka lindur dhe është rritur në Londër. Ajo ishte një bankiere investimesh para se të martohej në vitin 2000 me presidentin e sapozgjedhur Bashar Assad me të cilin ka tre fëmijë.
Asma al Assad ka ruajtur një rol publik, duke promovuar shoqatat civile dhe bamirëse para luftës dhe duke mbështetur familjet e ushtarëve pas konfliktit, i cili ka vrarë më shumë se 450,000 sirianë.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



