E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shikoni stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve
Sport

FOTO/ Shikoni stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Finalja e sezonit 2022-‘23 e Ligës së Kampioneve do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor 2023, në orën 21:00. I ndërtuar për kandidaturën e Turqisë për të mbajtur Lojërat Olimpike në vitin 2008, stadiumi olimpik u inaugurua në vitin 2002 dhe është shtëpia e kombëtares turke.

I pozicionuar në zonën e Bashakshehirit në Stamboll, në perëndim të Bosforit, ai është një prej impianteve më moderne dhe ka një kapacitet prej më shumë se 75 mijë tifozësh.

Kjo do të jetë hera e dytë që këtu do të organizohet një finale e kompeticioneve të UEFA-s, pas asaj mes Liverpulit dhe Milanit vendosur me penallti në 2005-ën, e cila mbahet mend si një prej finaleve më dramatike.

Supersfida mes Mançester Sitit dhe Interit, shikoni stadiumin ku do
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.