E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shkodra si Kabuli, një ditë pas vizitës së Lleshit në Shkodër, krimi bën namin…..
Lajme

FOTO/ Shkodra si Kabuli, një ditë pas vizitës së Lleshit në Shkodër, krimi bën namin…..

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet u shënua në Shkoder në lagjen Rus ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Është qëlluar tetë herë në drejtim të personave që ishin objektiv i atentatit. Viktima mësohet se është Fatos Ferracaku, një tregtar peshku, ndërsa ka raportime se ai është i afërm i Arjan Ferracakut, biznesmenit që mbeti i vrarë në muajin shtator. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur shoku i tij, Fatmir Mehaj.

Sipas dëshmitarëve, personat që kanë qëlluar kanë qenë dy, në një motoçikletë e cila dyshohet se është gjetur e djegur në një zone të Shkodrës.

Krimi i rendë ndodhi vetëm një ditë pas vizitës në këtë qytet të drejtuesit të Ministrisë së Brendëshme SanderLl eshi. Ai kërkoi rritjen e sigurisë në këtë qytet. Por gjithashtu krimi vjen edhe pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili duke iu referuar ngjarjeve kriminale u shpreh se “kokat hënkshin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.