E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Shoferi del nga rruga dhe përfundon në arë
Lajme

FOTO/Shoferi del nga rruga dhe përfundon në arë

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka goditur trafikndarësin dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit. Duhet theksuar që ky aks rrugor ka qenë tepër problematik ditëve të fundit sidomos në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit për shkak të ngricave duke bërë që makinat të dalin shpesh nga rruga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.