FOTO/ Sulmohet me maska, me kallash dhe tritol, shtëpia e sekretarit të PD
Persona të maskuar të pajisur me kallashnikov dhe tritol kanë sulmuar pas mesnate shtëpinë e sekretarit të PD në Lezhë, Tonin Kolthi. Denoncimi deri edhe me foto që është bërë nga një banor i fshatit Spiten të Lezhës është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka dënuar ashpër këtë akt. Berisha shkruan:
“Akt terrorist ndaj veprimtarit të PD në Lezhë!
Sot në ora 2 të mëngjesit, terroristë të maskuar kanë hedhur tritol dhe gjuajtur me breshëri automatiku drejt shtëpisë së veprimtarit të PD, Tonin Kolthi në Spiten të Lezhës.
Duke shprehur solidaritetin tim më të madh ndaj Toninit, familjes së tij, banorëve të Spitenit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit të PD-së dhe paralajmëroj Edvin Mafinë dhe Pirinin, ish-polic bandit, se do të përgjigjeni personalisht për çdo akt kriminal terrorist ndaj kundërshtarëve politikë.
Lexoni me poshtë mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e maskave terroriste!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





