E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ U vra me thikë në në Tiranë, del foto e  Egli Pashollarit
Lajme

Foto/ U vra me thikë në në Tiranë, del foto e Egli Pashollarit

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Egli Pashollari, ngjarje e ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, pranë ish Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Sipas burimeve, autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa, i cili është identifikuar nga hetuesit, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Nga informacionet paraprake, sherri ka nisur në trotuar, ku 31-vjeçari është sulmuar nga një grup personash. Më pas, ai ka lëvizur rreth 3–4 metra drejt makinës së tij, ku edhe është rrëzuar i plagosur rëndë.

E gjithë dinamika e konfliktit është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, pamje që tashmë janë sekuestruar nga policia dhe po analizohen nga grupi hetimor.

Viktima dyshohet se kishte precedentë penalë dhe përmendet si pjesë e grupit “Shullazi”. Policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë që kanë parë konfliktin.

Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se rreth orës 15:40, gjatë një konflikti, shtetasi me inicialet E.P., rreth 31 vjeç, është goditur me mjet prerës dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.