Fotot/ Lezhjanët në protestë kundër fabrikës së mbetjeve shtazore
Dhjetëra qytetarë të Lezhës protestuan sot kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore “INCA,” duke e akuzuar atë për ndotje të rëndë të ajrit me aroma të pakëndshme që përhapen në qytet dhe rrethinat e tij.
Protestuesit ngritën kërkesa të qarta, duke përfshirë mbylljen e fabrikës, nisjen e një hetimi institucional për veprimtarinë e saj, si dhe hetimin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARML), të cilën e akuzuan për neglizhencë.
Fabrika, e themeluar në vitin 2005 nga Alban Zusi, ndodhet në rrugën “Frang Bardhi”, në lagjen ‘Skënderbej’ të Lezhës.







Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



