E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Mish e miell me rrezik, AKU aksion në restorante e dyqane. Ja çfarë ka bllokuar
Lajme

FOTOT/ Mish e miell me rrezik, AKU aksion në restorante e dyqane. Ja çfarë ka bllokuar

Aksioni i Autoritetit Kombetar te Ushqimit ne Elbasan ka zbuluar mish, miell e produkte te tjera jashte standardeve per tregtim dhe konsumim. Per pasoje, ne vijim te aksioneve te fundit ne kete qytet, janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

aku

Njoftimi i AKU 

 

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

DRAKU Elbasan gjatë kësaj jave ka kryer një sërë aksionesh gjatë të cilave ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, mishi 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë për çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

alku5aku4aku3aku2aku1

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.