Franca rikthen karantinën, Macron vendos ‘shtetrrethimin’ nga ora 9 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit
Rritja e shifrave të infeksioneve të reja në Francë ka bërë që presidenti Macron të vendosë rikthimin e karantinës.
Macron njoftoi se në Paris dhe 8 qytete të tjera qytetarët do të duhet të qëndrojnë të ,byllur në shtëpi nga ora 9 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.
Ky rregull do të hyjë në fuqi që nga dita e shtunë dhe do të zgjasë për të paktën 4 javë.
Vendime për kufizimin e orareve të dlajes janë marrë edhe në shtete të tjera europiane, ku në Hollandë ka hyrë në fuqi një bllokim i pjesshëm, pasi duke filluar nga ora 22:00 baret dhe restorantet do të mbyllen.
Republika Çeke ka mbyllur shkollat dhe baret, pasi ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, me 581.3 raste për 100,000 njerëz.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



