E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë, Itali, Spanjë…Nga sot lehtësim masash kudo në Europë
Publik News

Francë, Itali, Spanjë…Nga sot lehtësim masash kudo në Europë

Në të gjithë Europën vendet po lehtësojnë masat ndaj COVID-19, duke shpresuar se kjo nuk do të çojë në një shpërthim të një vale të dytë infektimesh.

Disa nga shtetet kanë lejuar rifillimin e një numri të madh aktivitetesh, ndërsa vendet më të prekura si Spanja apo Italia kanë qenë më të rezervuara, pasi rreziku mbetet ende i madh.

Itali – Italia është një nga vendet më të rpekura nga COVID-19, ndaj edhe masat lehtësuese janë më të pakta se vendet e tjera. Duke filluar nga sot, në Itali gati 20% e të punësuarve do të rikthehen në punë, por shumica e dyqaneve do të mbeten të mbyllura. Parukeritë dog të duhet të presin deri në qershor, ndërsa Kryeministri Conte në një deklaratë ka thënë se italianët do të mund dalin nga karantina për pushimet verore.

Spanjë – Në Spanjë lehtësimet do të jenë në bazë të rajoneve. Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera fillojë me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantët hapen. Në rajone të tjera si Katalonjë apo Valencia lehtësimet janë të kufizuara. Në Madrid e Barcelonë mbetet në fuqi faza “0” me ndalim të fortë të lëvizjes.

Franca – Në Francë shkollat fillore do të rifillojnë me numër të vogël të nxënësve, ndërsa do të hapen edhe dyqanet e rrobave, libraritë, parukeritë dhe dyqanet e luleve.
Në zonat ku nuk ka shumë infeksione do të lejohet hapja e parqeve dhe kopshteve, ndërsa maska është e detyrueshme në transportin publik. Baret, restorantet dhe kinematë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Belgjika- Shumica e bizneseve do të rifillojnë aktivitetin e tyre nn masa të forta higjene, por mbeten ende të mbyllura baret dhe restorantet. Distancimi social është i detyrueshëm.

Hollandë – Në Hollandë do të hapen shkollat fillore me gjysmën e nxënësve, ndërsa janë hapur edhe kopshtet, bibliotekat dhe parukeritë.

Zvicra – Shkollat fillore dhe të mesme do të rihapen në Zvicër, por numri i nxënësve do të reduktohet nëpër klasa. Restorantet, libraritë dhe hotelet do të rihapen gjithashtu, por me kufizime të caktuara.

Greqi – Duke filluar nga sot shteti grekdo të lejojë hapjen e të gjithë dyqaneve, që mundëson kthimin e një të tretës së punonjësve në vendin e punës. Në gjimnaze kthehen në shkollë nxënësit, në mënyrë që të mund të japin provimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.