E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë, protesta masive mbahen kundër të djathtës ekstreme
Lajme

Francë, protesta masive mbahen kundër të djathtës ekstreme

Pas thirrjes të Macron për zgjedhje të parakoshmë, sot priten protesta masive në Paris dhe në disa qytete të tjera franceze, kundër rritjes së ektremit të djathtë.

Policia franceze ka marrë masat dhe shprehet se 350,000 njerëz pritet të marshojnë dhe 21,000 policë janë mobilizuar pasi sindikatat, grupet studentore dhe grupet e të drejtave të njeriut bënë thirrje për mitingje kundër RN-së, të cilën e cilësojnë anti-emigrante dhe euroskeptike përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të Francës.

Të paktën 150 marshime priten në të gjithë Francën, në qytete si Marseja, Tuluzën, Lioni dhe Lilin.

Në Paris, deri në 100,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për një marshim që do të fillojë në orën 15:00 nga Place de la Republique në lindje dhe do të përfundojë përmes Place de la Bastille në Nation.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, pasi koalicioni i tij centrist u mund nga RN në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Një seri e parë e sondazheve tregon se RN mund të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe të jetë në gjendje të formojë një qeveri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.