E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fred Cako mund të jetë i çmendur!
Publik News

Fred Cako mund të jetë i çmendur!

Fred Cako mund të jetë i çmendur. Por mund të jetë duke marrë famë e duke shitur librat e tij me konspiracione. Mund të jetë duke krijuar kishën e tij shqiptare të cakizmit.

Por mund të jetë duke u përpjekur të hyjë në histori si profet. Asgjë nga këto nuk është e jashtëligjshme deri më sot. Moralin e lëmë mënjanë. S’ka ligj që ndalon çmendurinë, e as ligj që ndalon profetizimin…Pra Cako mund t’ja fusi pordhës sa të dojë, lidhur me parashikimet e tij apokaliptike. Pooooor:

1. Unë rastisa e dëgjova diku pak para se të shkonte ora 18.00 në një TV kombëtar, teksa bënte thirrje për mosvaksinim dhe paralajmëronte vdekje të njerëzve nëse vaksinohen!!!

2. Unë e dëgjova teksa i drejtohej indirekt mjekut Ilir Alimehmeti i pranishëm nëpërmjet skype, “nëse është burrë…” dhe në vazhdim “mjekët nuk flasin se u heqin bluzat e bardha”.

3. Unë e dëgjova në ato pesë minuta, teksa bënte thirrje, frikësonte, panikoste, kërcënonte, vinte baste për numrin e të vdekurve dhe arkivolëve deri në Prillin e ardhshëm (dhe drejtuesja e emisionit që ishte gati të pranonte bastin, a thua do turpërohej Çako po mos t’i dalë fjala, e sikur po flisnin për kumbulla e jo për të vdekur!!!)

Pyetja ime është e thjeshtë: A ka njeri, organ ligjor, kod etikë që mund ta ndalë këtë njeri dhe zezonat që ndjell, pa asnjë fakt, pa asnjë burim, pa asnjë studim? Si gjithë “profetët” e Botës ai mund të ketë dritaret e tij në rrjete sociale, dhe rrallë ndonjë dalje tip Çani.

Daljet e tij dhe ftesat e papushimta në media kombëtare e bëjnë qesharake “të drejtën e fjalës” dhe përpara të drejtës së shikueshmërisë e klikimeve, interesi i publikut duket po aq qesharak kur përmendet rëndom.

Pyes sërish: Mjekun e respektuar (për mua) kush e mbron? Sepse ai pati një sulm verbal krejt të pavend, që më pas nis e përhapet nga “dishepujt” e Çakos në rrjetet sociale dhe mjekun e kthejnë shpejt në objekt të gurëve teknologjikë.

Pyes në fund, më shumë veten: Nuk e kuptojnë këta që bëjnë emisione interesante me profetë, që vala e budallallëkut mund t’i marrë edhe ata para si pa kuptuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.