Fredi Beleri kërkon lehtësim të masës, i pranishëm Vangjel Dule
Në Gjykatën e Posaçme këtë të enjte mbahet seanca për kandidatin që fitoi zgjedhjet në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.
Beleri ka kërkuar lehtësim e masës. Gjykata e Posaçme ka nisur seancën në orën 11:00.
Në GJKKO u paraqit edhe Vangjel Dule.
Fredi Beleri ndodhet në burg nën akuzën për krim elektoral.
Lidhur me burgosjen e tij kanë reaguar dhe zyrtarë të lartë të Greqisë. Ata herë pas here kanë kërkuar lirimin e Belerit.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo është çështje që i takon drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



