E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frenk Riberi është një lojtar i Fiorentinës
Sport

Frenk Riberi është një lojtar i Fiorentinës

Tashmë mund të quhet e kryer, Frenk Riberi është një lojtar i Fiorentinës, dhe pas largimit nga Bajerni, ai do ta vazhdojë karrierën në Itali.

 

Zyrtarizimi mungon ende, por mediat italiane bëjnë me dije se gjithçka është mbyllur tashmë. Kontaktet e para kanë nisur në fakt që në datën 13 korrik, ndërsa më pas negociatat u bënë konkrete.

 

 

Pas punës së drejtorit Prade të klubit vjollcë, si edhe me miratimin e vetë gruas së Riberis, tashmë francezi do të kryejë ditën e nesërme fizitat mjekësore, dhe Vinçenzo Montela mund ta ketë gati për sulmin.

Riberi vendosi të mos rinovojë me Bajernin e Mynihut në fund të sezonit që lamë pas, dhe u gjend pa një ekip, edhe pse ofertat nuk i mungonin. Më kontrete, ishte ajo e PSV, e cila drejtohet nga shoku i tij, Van Bomel, por në fund, ai zgjodhi të vijojë karrierën tek Fiorentina, duke qenë një vlerë e shtuar për kampionatin italian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.