Fresku noton në plehra, Veliaj paguan lekët tona tek inceneratori i Tiranës
Naim Noka
Mund ta shikoni Veliajn me kostumin e tij të famshëm të “Spiderman-it” që fluturon nga një projekt korruptiv “5D “tek hedhja “TUÇ” e presidentit të Federatës së Mundjes Sait Prizreni, por nuk gjen pak kohë të shkojë me biçikletë në sheshin e plehrave në zonën e Freskut!
Fresku dhe shumë zona po notojnë në plehra, ndërsa Bashkia paguan miliona tek inceneratori i Tiranës.
Ah, sa e çuditshme është kjo botë ku jetojmë!
Ndiqni videon:
Fresku noton në plehra
Mos e keqkuptoni, nuk po flasim për një stacion të ri të riciklimit apo një nismë për ndarjen e mbeturinave. Jo, jo, Fresku është shndërruar në një pirg me plehra. Dhe nuk është vetëm Fresku. Na kanë ardhur fotografi të ngjashme nga shumë zona të tjera të Tiranës. Zona të cilat dikur mburreshin me pastërti, tani po mbulohen nga pirgje plehrash që askush nuk i mbledh.
Dhe ndërsa qytetarët përpiqen të kalojnë rrugët plot mbeturina, diku tjetër Veliaj nënshkruan çeqet për inceneratorët. Nuk po flasim për ndonjë shifër të vogël por miliona euro. Buxheti i Bashkisë i derdh lekët lumë për inceneratorin që po heton SPAK. Të paktën mblidhi e groposi në Sharrë, hidhu sipër dheun e gropave të pallateve dhe nuk qelbet Tirana!
Anipse qytetarët paguajnë për inceneratorët fantazma dhe qyteti noton në plehra.
Çfarë po ndodh me pastrimin në Tiranë?
Tre mandate na premtuan një qytet të pastër, ku plehrat do të zhdukeshin si me magji, por në vend të kësaj, duket se ato po shumëfishohen . Ndërsa qytetarët mbeten me hundën e zënë nga era e keqe, Veliaj promovon sportistët e huaj sovjetikë të ” Klub Tirana” duke shijuar suksesin e tij në fushata mediatike, pa harruar të mbysë me para, zërin kritik në rrjetet sociale.
Sepse, përse të përballesh me të vërtetën, kur mund të bllokosh ata që e thonë?
A ka ndonjë gazetar nga TV- të “kombëtare” që ka guxim ta pyesë “Spajdermenin” e Bashkisë:
Çfarë po ndodh me pastrimin në Tiranë?
Pse vazhdon të paguajë miliona për një incenerator që nuk i shërben qytetit, ndërsa qytetarët notojnë në plehra? Superfuqia e”Spiderman-it” është vetëm në rrjetet sociale, ndërsa në realitet, Tirana po mbytet nën plehra dhe beton e trafik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



