Frika e gazetarit Tomorri: FBI mund të arrestojë në zyrë kryetaren e Komisionit të Ligjeve
Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar në lidhje me skandalin e vjedhjes së fondeve të ambasadës amerikanë në Tiranë, nga deputetja socialiste, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.
Në postimin e tij në Facebook, Tomorri shkruan se me këtë skandal, ligjërisht ekziston rreziku që FBI mund të vijë dhe të arrestojë në zyrë kryetaren e Komisionit të Ligjeve.
Nëse e kërkon hetimi, edhe celularin tënd ta merr gjykata, zoti Rama
‘Me ligjin amerikan, po vodhe lekë të taksapaguesve amerikane, FBI të arreston në çdo cep të botës pavarësisht nëse je shtetas i një vendi tjetër. Blatteri i Fifas p.sh. kështu e hëngri’, shkruan gazetari.
Postimi i plotë:
Ligjerisht ekziston rreziku, qe FBI mund te vije dhe te na arrestoje ne zyre kryetaren e Komisionit te Ligjeve.
Me ligjin amerikan, po vodhe leke te taksapaguesve amerikane, FBI te arreston ne cdo cep te botes pavaresisht nese je shtetas i nje vendi tjeter. Blatteri i Fifas psh keshtu e hengri.
Tani OJF-ja e kryetares se Komisionit te Ligjeve paska vjedhur leket e Ambasades Amerikane. Kane marre 18 mije dollare per nje projekt dhe nuk kane bere asgje.
Pastaj, bashke me bashkeshortin kane sajuar fatura fiktive per te justifikuar leket.
Dmth keta i kane rruajtur leket edhe Ambasades Amerikane ere, kaq te rrezikshem jane. Dhe kur kane guxim qe vjedhin dhe leket e amerikaneve, keto te miletit ketu i kane buke me djath.
Ore shkarkoje te pakten se do vije FBI te ta marre ne zyre dhe do qeshe bota.
Ua ua ua
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



