E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frikë në Gjirokastër/ Përplasen Hoxha dhe Ramadani, ambulanca në fushë
Sport

Frikë në Gjirokastër/ Përplasen Hoxha dhe Ramadani, ambulanca në fushë

Luftëtari dhe Partizani kanë fiksuar shifrat në 1-1. Vendasit barazuan me Maldinin pas gabimit të mbrojtjes, por një moment paniku përfshiu të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin e Gjirokastrës që nxorën rezultatin në plan të dytë. Një përplasje ndërmjet portierit të Partizanit, Alban Hoxha dhe kapitenit të Luftëtarit, Behar Ramadani ka krijuar panik.

Të dy sportistët mbeten të dëmtuar me stafet teknike që ndërhynë me shpejtësi. Ambulanca mori mesfushorin e vendasve duke e dërguar menjëherë në spital, ndërsa Hoxha doli me krahun e fashuar. Në pamje të parë duken probleme serioze për të dy futbollistët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.