Fshati digjet, ambasadorët krihen

 

Deputeti Edmond Spaho ka shprehur revoltën e tij në lidhje me reagimin e ndërkombëtarëve për protestën e opozitës.

Sipas Spahos, stabiliteti i hajdutëve është më i rëndësishëm se vjedhjet që i bëhen nga zyrtarët shqiptare.

Deputeti nënvizon se nëse këto vjedhje do kishin ndodhur në Bruksel, Romë, Londër, Paris dhe zyrtarët të mos dorëhiqeshin, këto qytete sot do ishin në flakë.

Spaho u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të rezistojnë dhe të shtojnë dozën që të shpëtojnë veten  dhe Shqipërinë nga hajdutëria dhe nga këta ambasadorë.

“Stabiliteti i hajduteve eshte me i rendesishem se sa vjedhjet qe i behen popullit nga zyrtaret shqiptare.

Ne se keto vjedhje do kishin ndodhur ne Bruksel, Rome, Londer, Paris dhe zyrtaret te mos dorehiqeshin, keto qytete sot do ishin ne flake.

Per 5 cent rritje te cmimit te karburantit, Parisit ju vu flaka, u shkaterrua dhe u shpall gjendja e jashtezakonshme. Askush nuk foli dhe nuk akuzoi qytetaret franceze per veprime te cilat nuk i pranon rendi demokratik.

Po vjedhja dhe plackitja e qytetareve shqiptare demokratike eshte? Cfare te bejne qytetaret kur askush nuk leviz, madje vjedhja shumefishohet e sofistikohet si ne nje organizate kriminale?

Keta qe flasin kunder zemerimit te qytetareve, nuk jane jashte realitetit. Ata jane palaço te korruptuar qe ne Shqiperi kane gjetur parajsen dhe nuk duan te heqin dore nga perfitimet e jashteligjshme.

Nuk pranojme te marrim mesime demokracie, ne e njohim demokracine me mire se keta, pasi kemi njohur diktaturen.

Njerez mos i degjoni. Asgje e dobishme nuk do ju vije nga ta. Vazhdoni rezistoni me te njejtat mjete, madje ta shtojme dozen e reagimit, qe te shpetojme vehten dhe Shqiperine nga hajduteria dhe ky takem ambasadoresh”, tha Spaho.

Publikuar nga Publik Media