E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuga: Duhet të kërcasin prangat edhe për këta analistët, gazetarët dhe drejtuesit e emisioneve
Lajme

Fuga: Duhet të kërcasin prangat edhe për këta analistët, gazetarët dhe drejtuesit e emisioneve

Artan Fuga, një prej mbrojtësve publik të publikimit të rrogave, thotë se Prokuroria duhet të presë urdhër-arrestet për analistët dhe drejtuesit e emisioneve, që nuk justifikojnë dot pagat dhe të ardhurat. “Ore këta opinionista, drejtuesa emisionesh, gazetarë, a ku e di unë se çfarë dreqin janë dhe dalin se marrin rroga nga privati, mos kujtojnë se kanë vetëm ngarkesa morale ndaj publikut të Shqipërisë. Duhet të provojnë me prova të forta se atje ku kanë marrë paratë kanë bërë realisht punë, të tregojnë gjurmët e punës së tyre, me dokumenta, me produkte, ditë pas dite, etj.

Përndryshe prokurorisë i lind e drejta t’u presi fletën e arrestit duke i akuzuar me plotë të drejtë për trafik parash në mënyrë të paligjshme. Po kështu edhe për një sërë anëtarë bordesh, menaxherë kompanish, le të jenë private. Se mos kujtojnë ata se me ligjin janë në rregull, dhe kanë probleme vetëm morale”, shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.