E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Futboll, drogë dhe alkool”: Film për jetën e Maradonës
Bota

“Futboll, drogë dhe alkool”: Film për jetën e Maradonës

Jeta e futbollistit të famshëm argjentinas, Maradona shumë shpejt do të kthehet në një serial televiziv, ku një pjesë e aktorëve janë bërë të njohur në një komunikatë të “Amazon”, që do e transmetojë në platformën e saj video në internet, raporton ata.

“Tre aktorët argjentinas, Nazareno Casero, Juan Palomino dhe Nicolas Goldschmidt, do të mishërojnë secili futbollistin legjendar në çastet kyçe të jetës së tij, që nga rinia në Argjentinë deri në majën e karrierës së tij legjendare”, thekson kjo komunikatë.

Aktoret argjentinase, Julieta Cardinali dhe Laura Esquivel do të interpretojnë Claudia Villafane, me të cilën Maradona u martua në vitin 1989.

“Punuar në mbashkëpunim me kompaninë meksikane BTF Media, Dhana Media dhe Raze, ky serial do të përbëhet nga shumë episode nga një orë secili, prodhimi i të cilit ende nuk ka filluar”, sipas një zëdhënësi të “Amazon”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.