Futet në KARANTINË qeveria polake, ministri i ambientit u testua pozitiv me Coronavirus
15 ministra të qeverisë polake janë vendosur në Karantinë pas lajmit se ministri 29-vjecar i ambientit është testuar pozitiv me koronavirus, tha shefi i zyrës së kryeministrit, Michal Dworczyk, citon BBC.
Zoti Wos anoncoi se doli pozitiv të hënën në mbrëmje. Tha se ndihej mirë. Takimi i fundit i qeverisë ishte në datën 10 mars.
Sipas Dworczyk, 9 nga 24 ministrat nuk ishin prezentë në atë mbledhje, duke përfshirë edhe kryeministrin Mateusz Morawiexki dhe ministrin e shëndetësisë Lukasz Szumowski. Ministrat e mbetur janë testuar të hënën në mbrëmje dhe janë në karantinë duke pritur rezultatin që do të bëhet i njohur pasditen sotme.
Në mbrëmjen e së hënës, zoti Szumowski tha piku më i madh i rasteve të coronavirus në Poloni mund të jetë për 2-3 javë. Janë konfirmuar 177 raste deri tani dhe 4 vdekje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



