E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FUTJA E KOKES SI STRUCI NUK E MBULON DOT SKANDALIN E RAMASHTAGUT!
Sot

FUTJA E KOKES SI STRUCI NUK E MBULON DOT SKANDALIN E RAMASHTAGUT!

Gazetat sot ishin më të interesuara, nga konferenca e shtypit e Presidentit Meta, për dekoratën për Edin, se për destabilitetin e vendit dhe aktet e terrorit që po u pergatisnin gjatë protestave të opozitës, nga grupe që kërkojnë destabilitetin e vendit si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Kjo deklaratë duhej të shqetësonte këdo, por mediat me aftesinë e zhdukjes së faktit, njësoj si një David Koperfild e zhduken para syve të publikut këtë fakt sot. Ato me ndonjë perjashtim, gazeta “55”, nuk e vendosen  fare si lajm.
Këtë mund ta shpjegoj keshtu
Rasti i pare: Qeni lef aty ku ha.
Ky eshte rasti më pak i dëmshëm edhe më  i mirë .
Rasti i dytë: Paaftësi e thellë profesionale për të kapur lajmin për të cilin publiku duhet të jetë i informuar.
Ky do ishte realisht i padëmshëm fare po të ndodhte në një gazetë, por kur kjo është e përhapur atë here kjo mundësi bie.
Rasti i tretë: Përpjekje e organizuar për të fshehur të vertetën duke e anashkaluar me tituj që nuk thonë asgjë nga thelbi i konferencës për shtyp të Presidentit. Perpjekje për fshehjen e fakteve skandaloze, publikut shqiptar.
Të them të vertetën, per shumë e hidhir, kjo është me afër reales.
Shmangia e së vertetës në grup, televizione edhe gazeta është bërë e komanduar nga një dorë, që gjithkush e kupton kush është. Kjo perpjekje është bërë pikerisht nga ai që i djeg më shumë edhe që i ka të gjitha mundësitë per të ndikuar në menyrë vendimtare tek mediat tradicionale.
Fahehja e së vertetës u bë në të njëjtën menyrë, ashtu si edhe fshehja e deklaratës së Presidentit Meta, para komisionit hetimor të gjysma gjelave në selinë e Kuvendit, për një Reichstag shqiptar. Ose ndryshe për një Ramashtag.
Këto “manovra” boshe mediatike as nuk e zvogelojnë dhe as nuk e mpakin qendrim prej dinjitari edhe burri shteti të Presidentit Meta.
Perpjekjet jane sa të kota, aq edhe të turpshme. Mediat tradicionale nuk kanë më as një pikë vertetesia dhe paanshmerue. Ato jane kthyer ne makineri lavazhi truri në sherbim te Rilindjes.
Pronaret e tyre i shkojne shprehjes: Turpi me buke hahet, dhe i fusim edhe nje gote vere mbrapa dhe ca “llogari” me Edin edhe kalon.
Futja e kokes ne rere si struci, nuk mund ta mbuloje te verteten e Ramashtagut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.