Gabimisht zbulohet fituesi i ‘Topit të Artë’, postimi fshihet pas disa minutash
“Transfermarkt” me një postim të fundit ka zbuluar fituesin e “Topit të Artë”.
Web i njohur gjerman, që mban dhe përllogarit statistikat kryesore të lojtarëve, trajnerëve dhe ekipeve të futbollit, ka “shpallur” Luka Modric si fituesin e “Topit të Artë”
Pas disa minutash, gjithçka është fshirë nga “Transfermarkt” i cili njihet për seriozitetin dhe saktësinë në statistika.
Kujtojmë që “France Football” do të japë çmimin e më të mirit mkë 3 dhjetor por tashmë emri pothuajse dihet pasi kroati shihet si favorit absolut.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



