Gafë e KAS-it me Skënderbeun: Kërkojmë ndjesë, ka apeluar
Kaos dhe pakënaqësi si pasojë e një gafe, e mungesës së komunikimit të brendshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. I gjithë konfuzioni i krijuar një ditë më parë mbi çështjen Skënderbeu dhe mungesën e një apelimi nga klubi korçarë është hedhur sërish poshtë nga vetë gjykata me e lartë e drejtësisë sportive, e cila pas insistimit të News24, saktësoi se ekziston një çështje Skënderbeu e apeluar në KAS. Në fakt ishte e çuditshme që klubi korçar të mos e kishte apeluar një dënim të tillë, e cila do të ishte fundi për Skënderbeun.

Ju kërkoj ndjese për gabimin në mesazhin e pare dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i arbitrareve është emëruar, lexohet në përgjigjen e KAS, sigurisht lajmi i dytë shfuqizon të parin, lajmi i mirë është që Skënderbeu vijon të besojë në pafajësi, ndërsa për KAS ky pa diskutim ky është një “autogol” i pahijshëm për një nivel të tillë që është kjo gjykatë në Lozanë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



