Gara për Shtëpinë e Bardhë, çfarë dihet deri tani
🔴 Fati i presidencës së Shteteve të Bashkuara është ende i paqartë të mërkurën ndërsa presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat Joe Biden, ndodhen në betejë në tri shtete, Uisconsin, Miçigan dhe Pensilvania – që mund të jenë vendimtare në përcaktimin se kush do udhëheqë vendin nga Shtëpia e Bardhë.
🔴Trofetë e Presidentit Trump përfshijnë Ohajon, Teksasin, Floridan dhe Kentakin, ku udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit Mitch McConnell fitoi gjithashtu rizgjedhjen.
🔴Fitoret e zotit Biden përfshijnë shtete si Kalifornia, Ilinoi, Virxhinia dhe shtetin ku ai banon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



