Gaza/ Izraeli sulmon një spital, vret 4 gazetarë
Të paktën 15 persona, përfshirë katër gazetarë që punonin për median ndërkombëtare, raportohet se janë vrarë në një sulm izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës.
Një kameraman i Reuters dhe një gazetar i Associated Press ishin midis të vrarëve në sulmin në Spitalin Nasser. Një gazetar tjetër raportohet se ka punuar për Al Jazeera.
”Incidenti ndodhi në spitalin në Khan Younis”, tha agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Transmetuesi arab ”Al Jazeera” tha se një nga kameramanët e tij ishte midis katër gazetarëve të vrarë.
Ushtria izraelite tha se po shqyrton raportet, nmdërsa nuk ka një reagim mbi rastin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



