E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta  Nju Jork Tajms :Qeveria shpërfill gazetarët dhe ndërkombëtarët
Publik News

Gazeta Nju Jork Tajms :Qeveria shpërfill gazetarët dhe ndërkombëtarët

Lajmi se qeveria shqiptare miratoi një paketë kundër medias, e cila do të shtojë censurën në vend, bëri xhiron e botës. Ja çfarë shkruan gazeta e madhe amerikane, Nju Jork Tajms

Ligjvënësit në Shqipëri kaluan një ‘paketë anti-shpifje’ të mërkurën, e cila autorizon gjoba të rënda për median online dhe u jep fuqi shtesë rregullatorëve qeveritarë të medias, pavarësisht një proteste nga gazetarët dhe paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare.

Pesëmbëdhjetë organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile, i kërkuan parlamentit shqiptar të hedhë poshtë legjislacionin e mbështetur nga qeveria, duke theksuar se ai “kërcënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend, në kundërshtim me parimet ndërkombëtare”.

Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, tha se ka akoma punë për t’u bërë që të reduktohet shuma e gjobave për publikimin e lajmeve të dyshuara si të rreme. Legjislacioni i miratuar lejon gjoba deri në 16 mijë euro.

Desir tha se zyra e tij planifikon të monitorojë nga afër zbatimin e këtij ligji, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, dhe zyra e Komisionit Europian në Tiranë, po ashtu i bënë thirrje ligjvënësve shqiptarë të amendojnë legjislacionin në përputhje me normat europiane.

Për shkak të presionit, qeveria ndryshoi disa dispozita që ishin në draftin origjinal, përfshirë atë që kërkonte regjistrimin e mediave në internet.  Mediat post-komuniste të Shqipërisë në përgjithësi janë përdorur ose shfrytëzuar nga partia politike në pushtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.