E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Alfons Zeneli: Në një vend si ky i yni duhen psikologë dhe  klinika psikiatrie
Sot

Gazetari Alfons Zeneli: Në një vend si ky i yni duhen psikologë dhe klinika psikiatrie

“Ne një vend ku turma gjakatarësh të çakërdisur i thurin lavde Mehmetit, Toger Babes apo Nevzat Haznedarit, nuk mund të mos shembet kulla e Prek Calit”.

Kështu e nis reagimin e tij në tij në Facebook, gazetari i njohur Alfons Zeneli, i cili shprehet më tej se: Një vend si ky i yni, është vend që duhet mbushur me klinika psikiatrike.

Statusi i Plotë

NE NJE VEND SI KY I YNI

Ne nje vend ku turma gjakataresh te cakerdisur i thurin lavde Mehmetit, Toger Babes apo Nevzat Haznedarit, nuk mund te mos shembet kulla e Prek Calit.

Ne nje vend ku turma mjeranesh te shperfytyruar kane nostalgji per skamjen dhe erresiren, nuk mund te mos lincoheshin atdhetaret dijetare dhe paneuropianizmi.

Ne nje vend ku ka ende ithtare te Leninit dhe Stalinit, nuk mund krijohet panteon vlerash te vereta per figurat madhore te kombit. Ne nje vend ku monstrat e mbetura te diktures dhe pasardhesit e tyre mutante i japin te drejte ende Byrose Politike qe denoi me vdekje pa vendim gjykate burra, gra, pleq e femije, nuk mund te mbije fara e lirise dhe drites.

Nje vend ku turma dogmatikesh te atrofizuar mendojne qe Pilo Peristeri ka qene me i madh se Ernest Koliqi dhe Themie Thomai me e vlere se Musine Kokalari, eshte vend qe duhet mbushur me klinika psikiatrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.