E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Bledian Koka: Drejtësia shqiptare e kapur nga pasardhësit e regjimit diktatorial
Lajme

Gazetari Bledian Koka: Drejtësia shqiptare e kapur nga pasardhësit e regjimit diktatorial

 

Gjatë një analize të detajuar në emisionin “Task Force” të moderatores Sonila Meço në SYRI TV, gazetari Bledian Koka hodhi akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë shqiptare, duke e cilësuar atë si “tërësisht të kapur.” Koka u mbështet në investigimin e emisionit “Plug” për të hedhur dritë mbi Arben Rakipin, drejtuesin aktual të Shkollës së Magjistraturës, dhe mbi lidhjet e tij me të kaluarën e errët të regjimit komunist dhe krimit të organizuar.

Sipas Kokës, Arben Rakipi është i vetmi Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri që është shkarkuar me konsensus nga mazhoranca dhe opozita, për shkak të akuzave për korrupsion dhe lidhje të dyshimta. “Ky zotëria ka pasur lidhje edhe me grupin më të famshëm të kokainës të kohës, Durda-Përballa-Koçiu,” deklaroi gazetari.

Në vijim të akuzave, Koka u ndal te lidhjet familjare dhe trashëgimia politike e Rakipit dhe disa figurave të tjera që drejtojnë institucione kyçe në drejtësi. “Arben Rakipi, nipi i Tefta Çamit, ish-ministre në diktaturë, dhe djali i Maliq Sadushit, ish-zv/ministër i Mbrojtjes në diktaturë, sot janë në krye të drejtësisë – njëri si drejtues i Gjykatës së Lartë dhe tjetri si drejtues i Shkollës së Magjistraturës,” theksoi ai, duke shtuar se kjo situatë është një tregues i ndikimit të regjimit të kaluar në drejtësinë e sotme.

Koka gjithashtu vuri në pah konfliktet e interesit që, sipas tij, janë bërë norma në sistemin e drejtësisë. Ai kritikoi faktin që Arben Rakipi, me një histori të diskutueshme dhe lidhje me figura të caktuara, vazhdon të mbajë poste të rëndësishme. “Me konfliktin e interesit që ka, Arben Rakipi nuk mund të jetë as avokati i Erion Veliajt dhe as drejtues i Shkollës së Magjistraturës,” tha ai.

Duke komentuar më tej, gazetari e cilësoi drejtësinë shqiptare si “armike të opozitës” dhe një pengesë për demokracinë dhe zhvillimin e vendit. “Ne flasim për kapje të sistemit, dhe këto investigime na tregojnë se ku ndodhemi. Presim ne që të japin drejtësi këta njerëz?” u shpreh Koka, duke shtuar se reformat e drejtësisë nuk kanë sjellë rezultatet e dëshiruara dhe se qytetarët duhet të kuptojnë pasojat e trashëgimisë së regjimit.

Deklaratat e forta të Bledian Kokës në SYRI TV kanë ngjallur reagime të shumta, duke rindezur debatin mbi integritetin e sistemit të drejtësisë dhe ndikimin e së shkuarës komuniste në institucionet kyçe të shtetit shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.