Gazetari i shkruan letër djalit të Edi Ramës: Greg o bir, shko voto kundër Veliajt!
Letër e hapur z. Gregor Edi Rama.n
I dashur Greg!
Personalisht nuk jemi takuar, por unë të njoh si birin e kryeministrit. Sot po të lutem të votosh kundër Erion Veliajt!
Mund të duket paradoks o bir, por më beso që kjo është zgjedhja më e mirë për të gjithë. Madje edhe për babin tënd. Pushteti është më e liga drogë dhe më e ndyra vartësi. Si çdo drogë, përdoruesi kërkon gjithnjë e më shumë. Për fat të keq në këtë fazë është edhe babi Edi.
Unë ti di vuajtjet o djalë! Kam lexuar përshkrimin e Edit tek “Kurbani” ku rrëfen se, për shkak të një sëmundjeje të tmerrshme tënden, teksa jeta jote ecte në fije të perit, yt atë hynte në tualetin e Pallatit të Kongreseve për të marrë vesh në telefon si je ti e pastaj kthehej në sallën ku ai luftonte për të marrë partinë socialiste.
Edhe Zoti, i dashur Greg, krijuesi i gjithçkaje, e ka një opozitë. Djalli ka gjithë pushtetet për të tunduar njerëz dhe përhapur të keqen. Madje edhe në familjen tuaj ka opozitë. Vet yt atë ka treguar se Linda, njerka jote, është themeli antisizmik i shtëpisë tuaj. Pra edhe aty pushtetet janë të ndara. Le të themi njëri gazi tjetri frenat. Përse pra në politikë babi yt kërkon pushtet absolut pa asnjë kundërshti? Në këto zgjedhje Edi ka deklaruar se do korrë një fitore historike. 60 me 1 e ka sot pushtetin vendor. Sa do jetë kjo historikja? Dhe, pse i duhet kontrolli total i çdo pushteti?
Më beso Greg! Nëse përfundimisht babi yt i kap të gjitha pushtetet, jo vetëm Shqipëria, jo vetëm unë dhe gjithë shqiptarët, por edhe ti dhe babi Edi nuk keni mirë.
Greg o bir! Nëse babi nuk i ka gjithë pushtetet dhe për veprimet e padrejta ka kundërshtim institucional, nuk është se ju do hani më pak, do visheni më keq a nuk do bëni qejf si sot. Thjesht këto tre gjëra që të përshkrova më sipër do ti kenë edhe shumë më shumë shqiptarë të tjerë dhe shqiptarët do të kalojnë nga diktatura e sotme në demokraci. Nëse pushtetet janë të ndara e të kontrolluara as krimi i organizuar nuk e ka të lehtë të marrë peng babin e përmes tij të rrjepë e shkatërrojë vendin.
I dashur Greg!
Të lutem kthehu pak tek “Kurbani” dhe le ta shkruajmë kështu atë histori të babi Edit:
” E çova në djall atë mut kongresi bashkë me politikën. Mora avionin e parë dhe fluturova në SHBA tek kryet e tim biri që vuante”….
Greg o bir! Nëse nuk ndodhi atëhere, të lutem ndihmoje babin tënd sot të bëhet njeri. Më beso! Edi është politikani më i aftë në vend, por pushteti i tij është i zhveshur nga çdo molekulë njerzillëku.
Voto kundër Erion Veliajt , Greg! Jepi babit mësim humanizmi. Të betohem se nuk bën tradhëti. Unë të siguroj se Lali nuk është shoku i babit tënd. Ky Brut ia bën i pari gropën, kur ti vijë rradha dhe është shumë më pashpirt, i paburrë dhe i djallëzuar se babi
Greg o bir!….. Mendoje pak!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



