Gazetari pyet : Pse oficeri i sigurisë së shkollës ” Fan Noli” nuk raportoi në polici sherrin e adoleshentëve?
Dritan Laci
Ngjarja e sotme, ne shkollen 9 vjecare ‘Fan Noli’ ne zemer te Tiranes, ne zemer te Shqiperise, ku nje nxenes 14 vjecar u sulmua me thike ne zemer, eshte nje sulm po kaq brutal ne zemer per te gjithe ne si shoqeri. Jo vetem sepse ka humbur jeten, nje nxenes, nje i mitur ne moshe, por sepse duket sikur te gjitha barrierat mbrojtese te nje shoqerie kane rene perfundimisht duke u zevendesuar nga propaganda dhe show qeveritar.
Foto qe do shikoni me poshte eshte shktepur 5 dite me pare ne shkollen ‘Fan Noli’ .

Nuk po them me siguri në të njejten klase ku mesonte14 vjecari.
Po ta shikoni, aty eshte një oficer sigurie që u jep leksione nxenesve me siguri se si të sillen ne shkolle.
Por ajo që nuk shkon me këtë foto dhe e bën atë element propagandistik, është që i njejti oficer sigurie në këtë shkollë, po i referohem raportimit mediatik, edhe pse ka marrë njoftim për zënkën midis adoleshenteve që sot nxorren thikën, nuk e ka raportuar këtë grindje në polici. Perse nuk e ka bërë, këtë nuk di ta them.
Por ama që shkolla në fjalë është mirë me klikimet dhe qé nuk përton të postojë propagandë qeveritare nga mengjesi në darkë, kete mund ta themi me bindje, që me planin e postimeve janë yll me xixa. Pak rendesi ka se u është vrarë një nxënës dhe plagosur një tjetër, me rendesi është që shown të mos e nderpresin, por ta vazhdojnë edhe më tej nga fitorja në fitore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



